Futboll Sport

“MACJA E ZEZË” E KLOPP/ Reali e dërgon në shtëpi. Ancelotti: Dua Milanin në finale

Nuk ka mrekulli për Liverpool, aq më pak në Madrid. Real Madrid konfirmohet edhe një herë si “macja e zezë” e Jurgen Klopp, në katër përballjet me ekipin spanjoll, që kur është ulur në stolin e kuq, Klopp ka dalë gjithnjë i humbur, historia nuk ndryshoi as këtë herë. Suksesi 5-2 në sfidën e parë i dha mundësinë Realit të menaxhonte si duhet ndeshjen e kthimit.

Në “Bernabeu” ritmi i lojës ishte i lartë në pjesën e parë, raste nga të dy ekipet, ku Alison dhe Courtua u kthyen në një “mur” të pakalueshëm. Në minutën e 78-të, ishte i përhershmi Karim Benzema që ndëshkoi Liverpool pas një asist nga Vinicius Jr. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, me Real Madrid që siguroi një biletë për në fazën çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 6-2.

Në përfundim të sfidës, Carlo Ancelotti nuk nguroi as të shpreh një dëshirë: “Zhvilluam ndeshjen që dëshironim. Liverpool është një klub zotërinjsh dhe ky kualifikim merr me shumë vlera. Kë dëshiroj në çerekfinale? Nuk e di, di vetëm të them që Milanin e dua në finale, jo tani”, u shpreh Ancelotti.

Si gjithnjë kavaljer në deklaratat e tij u shfaq Jurgen Klopp duke përgëzuar rivalët: “Nëse dëshiron të kalosh turin duhet të bësh një paraqitje speciale, ne nuk e bëmë. U kualifikua ekipi që e meritoi më shumë”, theksoi Klopp për BT Sport.

Related posts

DARDANËT NISIN PËRGATITJET/ Muric e Sahiti optimistë për fitore ndaj Rumanisë

F.autor

“JUVENTUS KA FITUAR 9 KAMPIONATE RADHAZI”/ Trajneri Mihajlovic: Pirlo i njeh sekretet tona, duhet të ndryshoj…

Delo.autor

“I SHPALL LUFTË” JUVENTUS DHE MILAN/ Mesfushori Vidal: Titulli? Sigurisht që nuk kemi frikë, të gjithë po…

Delo.autor

Leave a Comment