Futboll Sport

DËMTIMI I “YJEVE” TË KOMBËTAREVE/ Norvegjia e mallkuar, Flick humbet “vogëlushin e artë”

Goglat e shortit në Champions League vunë përballë Manchester City dhe Bayern Munchen. Të gjithë e kanë cilësuar si një finale të parakohshme, pasi të dyja skuadrat shihen pretendente për ta fituar këtë edicion.

Edhe pse duhen edhe 3 javë nga sfida e parë mes tyre, tek të dy ekipet ka ankth, pasi 2 yjet e skuadrave janë dëmtuar. Të penalizuar më shumë janë kombëtaret përkatëse.

Kështu, Erling Haaland me Norvegjinë dhe Jamail Musiala me Gjermaninë janë mungesat e mëdha të ndeshjeve të marsit. Haaland iu desh të humbiste 4 ndeshjet e fundit kualifikuese për Katar 2022, të cilat në fund rezultuan fatale për skandinavët. Norvegjia nis këto kualifikuese në transfertë ndaj Spanjës dhe mungesa e Haaland peshon shumë.

Edhe në Gjermani ka keqardhje për Musialën, i cili është dëmtuar pikërisht atëherë kur Bayern ka më shumë se nevojë se kurrë, teksa ka lëshuar edhe kreun. Fantazisti nuk do të jetë i disponueshëm në dy testet e “pancerave”, konkretisht ndaj Perusë dhe Belgjikës, ku e dyta ka shumë rëndësi pasi luhet për kualifikuese.

Related posts

Inter vuan, Ikardi-Perisiç kanë “fikur” motorrat e golit

Sadik.Autor

CR7, Modric apo Salah/ Kush është më i miri në botë? Brilante përgjigja e Toni Kroos

Isa.Autor

Nis “epoka” Montella në La Liga, ndihmësi Maresca drejton stërvitjen e parë

Q.Autor

Leave a Comment