Futboll Sport

SURPRIZON BROJA/ Sulmuesi i Kombëtares rikthehet në stërvitje me Çelsin dhe prek topin pas 3 muajsh

Një lajm i mirë vjen nga klubi i Çelsit. Armando Broja është rikthyer në stërvitje.

Sulmuesi ka nisur me stërvitje intensive në palestër dhe në disa ushtrime i ka realizuar edhe me top.

Gjithçka bëhet e ditur në faqen zyrtare të Çelsit në “Instagram”, ku nëpërmjet një videoje të shkurtër shihet edhe rikuperimi i shpejtë që po bën sulmuesi i Kombëtares.

Për fat të keq ai nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo për ndeshjen me Poloninë, teksa shpresohet që 21-vjeçari të rikthehet në dy ndeshjet e qershorit, që mesa duket, me këto ritme, të cilat sulmuesi po punon, nuk do të jetë problem. Broja është jashtë që prej muajit dhjetor dhe koha e rikuperimit u caktua në gjashtë muaj

Related posts

Prishet VAR, goli i titullit realizohet në pozicion jashtë loje (VIDEO)

Sadik.Autor

(VIDEO) ‘Shokohet’ San Siro, Atalanta dyfishon rezultatin përballë Milanit

Q.Autor

LAZIO-INTER/ Mrojtësi Hysaj shkakton një penallti, Perisic ndëshkon vendasit nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment