Futboll Sport

AKUZA PËR DY VEPRA PENALE/ Presideti FFK-së Agim Ademi merr urdhër ndalimi

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka marr një ndalim prej 48 orësh nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të dy veprave penale. Ai akuzohet për “keqpërdorim të besimit” dhe “shmangie të tatimeve”.

Njoftimi i Prokurorisë:

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale ‘Keqpërdorimi i besimit’, nga neni 330 dhe ‘Shmangie nga tatimi’, nga neni 307 të KPRK-së”.

Kujtojmë që gjatë mëngjesit të kësaj të mërkure, Ademi kishte shkuar në zyrat e policisë së Kosovës për tu marrë në pyetje. Ai ishte paraqitur vullnetarisht, pasi një ditë më parë organet e rendit dhe sigurisë e kishin ftuar kreun e FFK-së të deklarohej para tyre.

Related posts

I fashuar dhe u shpall lojtari i ndeshjes/ SHTUBINA flet për titullin kampion: Nuk duhet ta…

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME TEK INTER/ Simone Inzaghi nis nga puna dhe grumbullon edhe talentin shqiptar…

Delo.autor

KLUBI PUBLIKON PAMJET/ Kukësi përveç stadiumit nis punën e ndërtimit të… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment