Futboll Seria A Sport

DISFATA E MILAN NË DERBIN E MADONINNËS/ Berlusconi i zhgënjyer: Derbin e pashë në TV, por pas një kohe…

Silvio Berlusconi nuk ka kursyer kritikat për Milanin pas humbjes 2-0 në derbin derbin “Della Madonnina”.

Brozovic dhe Lukaku me golat e tyre i dhuruan fitoren Interit, por bosi italian që aktualisht është në krye të klubit të Monzës shprehu një zhgënjim të madh për lojën e ish-skuadrës së tij.

“U përpoqa ta shikoj në televizion, por pas një kohe futbolli i Milanit më zhgënjeu”, tha ish-presidenti i kuqezinjve për “Calciomercato”.

“Milani e zgjodhi Giampaolon. Të gjithëve iu dukej i mirë ai. Unë kurrë nuk e kam takuar atë, prandaj nuk mund ta vlerësoj”, shtoi ai.

I pyetur për drejtorët e Milanit, Boban dhe Maldini, Berlusconi dha një përgjigje të shkurtër.

“Të themi se i kam përkrahur kur ishin lojtarë”, theksoi ai.

Related posts

Manchester City “blindon” yllin e saj, nënshkruan dhe për pesë vjet

Q.Autor

“BOMBA” NGA ITALIA/ Divorci i paevitueshëm, Reja nuk do të rinovojë me Shqipërinë (FOTO)

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Partizani me ritëm kryesuesi, Telushi qan në ndëshkimin e Flamurtarit

Isa.Autor

Leave a Comment