Futboll Sport

GAFA E PABESUESHME I HAPI RRUGË SUKSESIT TË BAJERNIT/ Portieri i Dortmundit nuk ka shpjegim: Ditë m***

Gregor Kobel u bë protagonist në “Der Klassiker” në futbollin gjerman ku Bajern Mynh mundi me shifrat 4-2 Borusia Dortmundin dhe nisi arratinë drejt titullit kampion. Portieri i miqve shpresonte të bëhej protagonist me pritjet e tij, por ishte ai që u hapi rrugën bavarezëve me një autogol të pabesueshëm që në minutat e parë të sfidës.

Në minutën e 13, Upameakno nisi një top të gjatë drejt zonës dhe Kobel doli që ta largonte por në mënyrë të pabesueshme nuk kishe kontaktin e duhur me sferën që i iku nga këmbët dhe më pas u rrokullis dalëngadalë në rrjetë.

Ky u cilësua si autogol pasi kishte një prekje të lehtë të portierit, i cili sapo ishte kthyer nga dëmtimi dhe shpresonte që të përsëriste paraqitjet e mira të ndeshjeve të mëparshme. “Nuk e kam idenë se si rrëshqiti topi, një m*** i bukur! U ktheva dy herë nga lëndimet dhe bëra gabime të mëdha dy herë.

Një ndeshje e keqe mund të ndodhë gjithmonë. Ka edhe ditë m*** dhe sot ishte një prej tyre. Vendimi për të dalë para ishte i mirë. Por kështu të dhemb. Pas kësaj ngjarje pësuam ngërç në lojën tonë”, tha portieri pas sfidës.

Related posts

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Ilkay Gundogan vendos të qendrojë tek Manchester City, rinovon deri…

Delo.autor

DESCHAMPS PËRKRAH SULMUESIN/ Na duhet shumë, është kritikuar padrejtësisht

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Lazio-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment