Futboll Sport

SHIFRAT/ Ronaldo, më i mirë se Haaland në 2023

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori. Ylli 38-vjeçar portugez doli në fushë si kapiten i Al-Nassr, duke përditësuar shifrat e tij monstruoze: me dopietën e shënuar në fitoren e jashtëzakonshme 5-0 jashtë fushe kundër Al-Adalah, ish-lojtari i Real Madrid dhe Juve arriti në 834 gola në karrierën profesionale. Një synim i pabesueshëm për të thënë të paktën, me një ëndërr në dorë: të arrijë në 1000 realizime në karrierën e tij.

Edhe pse transferimi në Ligën Saudite ka bërë që shumë njerëz të ngrenë dyshime për nivelin e saj, Ronaldo duket se ka gjetur qetësinë dhe mbi të gjitha dëshirën e kohërave më të mira te Sauditët.

Pikërisht kundër Al-Adalah, asi luzitan shënoi një gol antologjie: pasi mori topin, ai fluturoi majtas, e dogji mbrojtësin me një veprim të bukur, për të përfunduar më pas aksionin me një të majtë të ulët diagonale (këmba e tij ‘e dobët’) që përfundoi në rrjetë.

Ronaldo është kthyer në një golashënues perfekt: përveç dy golave ​​të shënuar me fanellën e Al-Nassr-it, portugezi ka shënuar edhe në dy ndeshjet e luajtura me kombëtaren gjatë impenjimeve të fundit (dopieta kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut).

Deri më sot, numri i golave ​​të tij të shënuar që nga fillimi i 2023 thotë se ai ka 15, gjë që e bën atë sulmuesin më produktiv në vitin kalendarik me vetëm 13 ndeshje të luajtura: vetëm Haaland i qëndron përballë atij në kushte të barabarta (por me tre ndeshje më shumë të luajtura, 16), si dhe Rashford, zëvendësuesi i tij te Manchester United, në shënjestër me 14 gola.

Related posts

Juventus në sulm për Milinkovic-Savic, gjen një “aleat” të ri

Sadik.Autor

SURPRIZON ME FORMACIONIN/ Veteranë apo të rinj, Trajneri Zidane para dilemës së madhe

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Chelsea e ka seriozisht për De Jong, Barcelona refuzon ofertën e parë

Delo.autor

Leave a Comment