Futboll Sport

NJË TJETËR DUEL MESSI-RONALDO NË ARABI? Spanjollët janë të bindur për vendimin e argjentinasit

Klubi i Al Hilal në Arabinë Saudite ka bërë një ofertë të çmendur për Lionel Mesin, duke tentuar të përfitojë nga fakti se ylli argjentinas është në fundin e kontratës së tij me PSG-në. Një ofertë prej 350 milionë eurosh në vit për futbollistin mund të bënte këdo të tundohej.

Por me sa duket jo Lionel Mesin, për të cilin në këtë moment paratë nuk janë shqetësimi kryesor, edhe pse bëhet fjalë për një shifër të pabesueshme. E përditshmja spanjolle ”Marca” ka bërë të ditur se ylli argjentinas nuk ka dërguar sinjale pozitive drejt Arabisë Saudite. Burime pranë klubit arab kanë treguar se te Al Hilal ka humbur entuziazmi që ishte fillimisht për arritën e akordit duke transferuar atje rivalin e madh të Kristiano Ronaldos për një tjetër duel epik, ndonëse në nivele jo aq të larta si më  parë.

Mesi kërkon të mbetet përsëri protagonist në futbollin e rëndësishëm dhe kjo e ka shtyrë që të mendojë të refuzojë ofertën e Al Hilal, ose të paktën të presë të shohë të gjitha opsionet që i shfaqen në verë. Megjithatë, një rinovim te PSG, apo edhe një kthim te Barcelona, duken për të një ofertë shumë më tunduese sesa 700 milionë euro në vetëm dy vite në Arabinë Saudite./ Panoramasport

Related posts

PAS PËRFUNDIMIT TË SEZONIT 2018-19/ UEFA publikon renditjen: Ja klubi më i mirë në Europë, shokues pozicioni i Milanit

Delo.autor

Superagjenti Raiola në telashe, policia po heton lëvizjet e tij

Sadik.Autor

Teuta e re/ Trajneri Bledi Shkëmbi zbulon objektivat e tij me durrsakët

Isa.Autor

Leave a Comment