Futboll Sport

“MAKINERI” GOLASH/ Haaland me shifra të “frikshme”, Messi e CR7 një kujtim i largët

Erling Haaland vijon të magjeps me formën dhe shifrat e tij në këtë vit të parë me Man.City. Përballë Southampton, “bomberi” norvegjez realizoi një “dopietë” golash duke e dërguar në 30 numrin e golave të shënuar në total në Premier League deri në këtë pikë të sezonit. I vetëm Haaland ka shënuar më shumë se sa ekipi i Chelsea, 29.

Haaland është shumë pranë thyerjes së rekordit të Momo Salah, me egjiptianin që me 32 gola është golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League në një sezon të vetëm. Sulmuesi i City ka në dispozicion edhe 10 ndeshje për të thyer dhe për të përmirësuar akoma më shumë këtë rekord të Salah

Në total, me këtë dygolësh, “bomberi” shkon në kuotën e 200 golave në karrierë, shifër që e ka arritur me 244 ndeshje në dispozicion. Numrat e Haaland janë të frikshme edhe nëse i krahasojmë me lojtarë si Messi dhe Ronaldo. Në moshën e Haaland, 22 vjeç, Messi kishte shënuar 120 gola ndërsa Ronaldo 85. Haaland është lojtari i pestë në histori që arrin më shpejt kuotën e 200 golave.

 

 

Erling Haaland

Man.City dhe Pep Guardiola kanë më shume se një arsye për të festuar për formën që po kalon Haaland. Deri më tani me fanellën e “qytetarëve”, biondi ka shënuar 44 gola.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan studion dhe mundësinë italiane. “Kuqezinjtë” pëlqejnë sulmuesin e talentuar…

Delo.autor

“E DONI PËR DY VITE?” Milan ndjek zëvendësuesin e Ibrahimovic, mbërrin telefonata nga Roma

Delo.autor

Tottenham përgatit rinovimin e Kane, zbuloni pagën faraonike

Q.Autor

Leave a Comment