Champions League Futboll Sport

“ISHA I SHQETËSUAR GJATË NDESHJES”/ Stankovic: Përqafim nga zemra për të gjithë, ju tregoj çfarë fola me Muçin

Trajneri i Crvena Zvezdës, Dean Stankoviç, foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku u shpreh:

“Nuk ka rëndësi sa gola janë bërë 1 apo 10, por fitorja. Synimi u arrit, u kualifikuam. Do ta analizojmë ndeshjen. Kishim një ekip shumë të motivuar dhe të përgatitur. Që bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Fati është një faktor i rëndësishëm në jetë që duhet ta meritosh.. Ne e kemi merituar fatin dhe e fituam.

Patët frikë në ndonjë moment? Frika është pjesë e sportit dhe e jetës. Isha i shqetësuar në disa momente, por nuk është se kisha frikë.

Takimi me Muçin? Unë si një ish-futbollist, e urova dhe i thashë që ka bërë një lojë shumë të mirë. Duhet të vazhdojë të luajë në atë mënyrë.

A ishte Crvena më e mirë? Do jetë raundi i tretë, na presin ndeshje të vështira. Ne do të përgatitemi. Gushti ka qenë muaj i fortë për ne. Mbas ndeshjes së ardhshme do kemi një pauzë. Do e ve gishtin në kokë dhe do të mendoj. Jam i kënaqur me punën e futbollistëve. Këto fitore të vështira ndihmojnë ekipet që të rriten. Dua të përgëzoj lojtarët e hedhur nga pankina.

Mikëpritja në Tiranë? Unë e thashë edhe dje. Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikëpritur. Hera e parë që kam erdhur në Tiranë. Na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falenderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra”, përfundoi Stankoviç.

Related posts

NGA ROBINHO TEK HAKIMI/ Real Madrid di edhe të shesë: Gati 1 miliard euro arkëtime

Delo.autor

PO SHKËLQEJNË/ NAINNGOLAN shfrenon fantazinë pas fitores: Duhet të kishim shënuar edhe…

Isa.Autor

TERSI NË ÇEREKFINALET E CHAMPIONSIT/ Ja sa ka pa shënuar Messi në këtë fazë kompeticioni

Delo.autor

Leave a Comment