Futboll Sport

KËRCËNIMI NDAJ JUXHIN XHAJËS/ Kreu i Shoqatës së Arbitrave: Situata e rëndë, mund të mos i arbitrojmë më krutanët

Ndeshja e javës së 28-të në Superligë mes Kastriotit dhe Bylisit u anullua dje pas kërcënimeve me jetë në drejtim të arbitrit kryesor, Juxhin Xhaja dhe familjarëve të tij, për të favorizuar krutanët.

Për Supersport, kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati pranon se situata është e rëndë dhe se Shoqata mund të mos marrë më përsipër ndeshjet e Kastriotit.

Familjarë të arbitrit Juxhin Xhaja janë kërcënuar me jetë nga njerëz pranë klubit të Kastriotit dhe kemi vënë në dijeni institucionet përkatëse, duke vendosur të mos dalim në këtë takim. Është padyshim një situatë shumë e rëndë dhe në ditët në vijim do të mblidhemi për të vendosur hapat që do të ndiqen. Nuk përjashtohet mundësia që ne si Shoqatë të mos marrim përsipër arbitrimin e ndeshjeve të Kastriotit”, tha kreu i Shoqatës së arbitrave.

I pyetur për anullimin e golit të Laçit po në sfidën kundër Kastriotit një javë më parë për shkak të presioneve, Kastrati tha se është diçka shumë e rëndë që njollos futbollin.

“Në përgjithësi arbitrat ngurrojnë t’i denoncojnë këto ngjarje, por kur mësuam sot për kërcënimin ndaj Juxhin Xhajës, doli në pah edhe ky rasti i ndeshjes me Laçin. Është padyshim e rëndë, pasi bëhet fjalë për një sport shumë të bukur dhe nuk mund të vihet në rrezik jeta e arbitrave që shkojnë për të bërë punën e tyre”, u shpreh Kastrati.

Related posts

FIFA kundër agjentëve: Jam i shqetësuar për atë që po ndodh në futboll

Q.Autor

SHORTI PËR BOTËRORIN 2022/ Kosova, për herë të parë në histori luan me Spanjën. Ja kundërshtarët e “Dardanëve”…

Delo.autor

Ze Maria zyrtarisht trajner i Tiranës edhe për 2 sezone të tjera, klubi: Nisi projekti ambicioz

Sadik.Autor

Leave a Comment