Futboll Sport

CHELSEA KTHEHET NË “MARKET”/ Sa shumë emra në dalje, mes tyre edhe Broja

Chelsea investoi shifra marramendëse këtë sezon, afro 600 milionë euro në të dy sesionet, por sërish blutë nuk arritën të ktheheshin konkurrues, madje ndryshuan edhe tre trajnerëve brenda këtij sezoni, por në asnjë rast këto lëvizje nuk kishin efekt. Jashtë Evrope nga Premier League, por kapen fort pas Champions, aty ku do të përballen me Realin në fazën çerekfinale.

Chelsea

Si do të jetë përfundimi i këtij sezoni, nga Londra pritet të largohen shumë lojtarë, ku sipas të gjithë gjasave trajneri i ri do të dizajnoj edhe një herë ekipin. Në listën në dalje janë shumë lojtarë, duke nisur nga N’Golo Kante, Hudson-Odoi, Sarr, Loftus-Cheek, Aubameyang, Kai Havertz dhe shumë të tjerë.

Armando Broja

Sipas mediave angleze, në dalje është edhe Armando Broja. “Bomberi” kuqezi është në fazë riaftësimi, duke parë edhe mbipopullimin në fazën sulmuese, nuk përjashtohet pista që Broja në nxirret në shitje, për të shfryrë grupin, por edhe për të minimizuar shpenzimet e çmendura. Për Brojën vijon të ketë interesim të madh nga Serie A ku disa ekipe “big” e kanë përfshirë prej kohësh në listën e dëshirave.

Related posts

LIVE/ “TOPI I ARTË”: Shpallet renditja e gjysmës së nominimeve, lista identike. MODRIC pritet që…

Isa.Autor

ARSENAL-TOTTENHAM/ VAR jep penallti, sulmuesi Lacazette mposht portierin Lloris nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Manchester City nuk di të ndalet, gati transferimi i radhës

Q.Autor

Leave a Comment