Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Gjiganti botëror i teknologjisë kërkon të drejtën e transmetimit të Serisë A, ja oferta “faraonike”…

Kompania prestigjioze botërore “Amazon” mund të fitojë të drejtën e transmetimit të kampionatit italian (Seria A). Gjiganti i teknologjisë dixhitale pritet të paraqesë në ankandin e 26 janarit ofertën për 1.15 miliardë eurosh, e cila do të shqyrtohet nga liga italiane.

“Amazon”, e cila njihet në mbarë botën për transmetimin e filmave me pagesë, ka pushtuar sportin duke fituar të drejtën e transmetimit të Premier Ligës, 16 ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, Formula 1, NFL-së, tashmë ka vendosur të konkurojë hapur dy mediat “Sky” dhe “DAZN”.

Duke parë faktin se stadiumet në Itali dhe në shumë vende të botës janë mbyllur për shkak të ‘COVID’-it si dhe rënies së investimeve në futbollin italian, Seria A mund të detyrohet t’i besojë “Amazon” të drejtën e transmetimit të kampionatit italian për vitet 2021-2024.

Related posts

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Ja shifra e frikshme që humbet klubi anglez!

Delo.autor

PARALAJMËRON MANCHESTER CITY-N/ Ish-lojtari Goater: “Jashtëtokësori” nuk duhet, ata kanë…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ 400 mijë euro ofertë nga klubi i Serisë A për Muçin, por Halili refuzon

Delo.autor

Leave a Comment