Futboll Sport

UZUNI I TRETI NË EVROPË PËR NJË STATISTIKË GOLASH/ E kalon vetëm Haaland dhe David, lë pas yjet e tjerë

Mediat e huaja, kryesisht ata spanjolle, vijojnë t’i bëjnë jehonë sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni. Bomberi i Granada-s është golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Dytë Spanjolle dhe ka shifrat e më të mëdhenjve në Evropë.

Së fundmi, “Estadio Deportivo” ka nxjerrë disa të dhëna që e bëjnë Uzunin të jetë mbi yjet e futbollit botëror. Në fakt, futbollistin shqiptar e kalon vetëm Erling Haaland i Manchester Cityt dhe Jonathan David i Lille në dopietat dhe tripletat.

Këtë sezon, bomberi kuqezi ka arritur të arrijë katër dopieta dhe një hat-trick. Ai është vetëm një dopietë prapa David dhe Haaland, por ky i fundit ka shënuar 4 tripleta.

Uzuni

 

 

Në këtë mënyrë, Uzuni është lojtari i tretë me më shumë dopieta dhe tripleta në pesë ligat kryesore evropiane, duke kaluar yje si Mbappe, Benzema, Leëandoëski, Osimhen, Messi dhe Neymar. Legjenda e Granadës dhe e futbollit spanjoll, Álex Honrubia, në revistën Panenka, u shpreh për Uzunin:

Është një nga ata sulmues që nuk kërkon leje. Hyn dhe ndez një cigare në mes të lokalit pa përshëndetur. Thjesht qëllon”. Pra, Uzuni ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me 19 golat e tij deri më tani. Dhe Klauzola prej 12 milionë eurosh, do të rritet në 25 milionë euro në rast se Granada ngjitet në La Liga.

Related posts

VAZHDOJNË KRITIKAT PËR FORMËN E DOBËT NË “COPA AMERICA”/ Klubi britanik tallet keq me dështimin e “Pleshtit” (FOTO)

Delo.autor

POLONI-HOLANDË/ Të dy përfaqësueset me “artileri” të rëndë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U GRUMBULLUA NGA REJA NË KOMBËTARE/ Mbrojtësi shqiptar largohet nga Inter dhe firmos për klubin…

Delo.autor

Leave a Comment