Futboll Sport

ASLLANI NË DREJTIM TË PADITUR/ Inzagi nuk e zgjedh as për ndeshjen kundër Monzës

Interi do të përballë mbrëmjen e sotme Monzën për të tentuar të rikthehet te fitorja në kampionat pas asaj të arritur në Champions League. Zikaltrit janë të vetëdijshëm se nuk do ta kenë të lehtë përballë skuadrës së Paladinos, mbi të gjitha duke pasur parasysh që në fazën e parë u ndalën në një barazim 2-2 ndaj tyre.

Dueli me Monzën për zikaltrit është padyshim i lidhur edhe me atë episod të arbitrit Saki, që akordoi si të parregullt një gol që nuk ishte i tillë i Françesko Açerbit. E pikërisht në atë ndeshje, ky gol erdhi pas krosimit të Kristjan Asllanit, që do të kishte siguruar asistin e parë të tij me fanellën zikaltër.

Tre muaj më vonë, ama, pak gjëra kanë ndryshuar për elbasanasin e Interit, që ka pasur gjithmonë e më pak minuta në dispozicion, pavarësisht asaj që ka treguar sa herë që ka zbritur në fushë.

Pasi provoi stolin për më shumë se një muaj, 21-vjeçari u aktivizua rreth 20 minuta në total ndaj Veronës e Juventusit, për ta nisur titullar ndaj Salernitanës, ku 66 minutat i mjaftuan për të qenë një nga më të mirët e skuadrës së tij.

Edhe kjo ama ka qenë e pamjaftueshme për trajnerin Inzagi, që sot në mbrëmje, edhe pse do të bëjë rrotacion dhe ka Çalhanoglunë e dëmtuar (mund të jetë në stol), pritet të zgjedhë Roberto Galjardinin nga minuta e parë në vend të Mikhitarianit, siç raporton “Sportmediaset”.

Situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për diamantin e Kombëtares, që po vuan besimin e paktë të trajnerit, sidomos në këtë fundsezoni.

Duke parë dinamikat e mesfushës së Interit gjatë këtij sezoni, sigurisht që Asllani priste më shumë hapësirë, duke pasur mbi shpatulla edhe titullin si blerja më e shtrenjtë e verës.

Related posts

“HIGUAIN I FIKSUAR ME FEMRAT”/ Modelja zbulon prapaskenën: Sulmuesi mbante mbathje me…

Delo.autor

PAS MARRJES SË ÇMIMIT “KËPUCA E ARTË”/ Flet Messi: Championsi është veçantë, por kampionati është…

Delo.autor

Guardado: Po pregatisim “helmin” për Neymar: “FIFA dhe arbitrat ta ndalin!”

Isa.Autor

Leave a Comment