Futboll Sport

RONALDO NË ROLIN E “MUNDËSIT”/ Gjyqtari i kursen kartonin e kuq, vetëm i verdhë

Cristiano Ronaldo kthehet në protagonist, por kësaj here jo për mirë. Ekipit të tij Al-Nassr i duhej një fitore për të mbajtur garën të hapur për titull, por humbi 2-0 në derbin kundër Al-Hilal.

Sulmuesi portugez në minutën e 56-të bëri një faull të qartë ndaj Gustavo Cuellar, që për shumicën dukej se ishte për karton të kuq, por që gjyqtari i dha karton të verdhë.

Dukej qartë që Ronaldo ishte shumë nervoz. Ai shënoi në minutën e 77-të, por goli u anulua për një pozicion milimetrash jashtë loje. Në fund tifozët e Al-Hilal filluan të thërrisnin në kor emrin e Lionel Messit, duke e mërzitur edhe më shumë Ronaldon.

Related posts

BARCELONA-GETAFE/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, mesfushori Roberto ndëshkon për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

NDIHET SI I URITUR PËR TË FITUAR TË TJERË TROFE/ Ronaldo i pangopur: Jam gati për sezonin e ri, dua…

Delo.autor

NGJARJA E RËNDË TRONDIT AFRIKËN E JUGUT/ Ekzekutohet me 7 plumba ish-futbollisti legjendar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment