Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KJO TRANSFERTË ËSHTË SHUMË IMPENJATIVE”/ Flet Edy Reja: Kualifikimi në Europian do të vendoset në…

Trajneri i Shqipërisë, Eduardo Reja ka folur për situatën aktuale që po kalojë futbollistët kuqezinj në Serie A.

Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, 72-vjeçari italian foli edhe për eliminatoret e “Euro 2020” dhe mundësitë që ka Shqipëria për t’u kualifikuar në këtë kompeticion prestigjioz.

Reja thotë se kualifikimi në Europian me gjasa do të vendoset në përballjen ndaj Turqisë, sikurse edhe e ardhmja e tij.

“Do të jetë e vështirë, sepse udhëtojmë në Turqi. Veçanërisht kjo transfertë është shumë impenjative për ne. Duhet ta fitojmë atë ndeshje. Pastaj kemi tjetrën po jashtë, kundër Moldavisë, që duhet ta fitojmë që të kemi shpresa. Ndryshe bëhet e vështirë. Turqia ka mundur në shtëpi Francën dhe është një fushë e vështirë. Por rezultatet nuk parashikohen. E kemi parë edhe në kampionatin italian dhe ka shpesh rezultate befasuese”, shprehet fillimisht Reja.

Grupi ynë nuk është i thjeshtë. Franca është jashtë garës, nuk konkurrohet. Islanda ka një skuadër të mirë, por ne morëm një fitore të merituar ndaj tyre. Po bëjmë një punë të mirë, kam marrë lojtarë të tjerë dhe kanë treguar që janë zgjedhje të mira. Po rritemi dhe në Shqipëri thonë se nuk kanë parë kurrë të luhet futboll si ky. Shpresoj që mund të bëjmë edhe më mirë”, vijoi ai.

Hysaj? Tani për tani, Hysaj nuk është prekur nga mosaktivizimi te Napoli. Ai shënoi një gol të bukur kundër Islandës. Unë dua ta shfrytëzoj nga mesfusha e lart dhe Hysaj po dëshmon se është shumë i aftë edhe në këtë qasje taktike.

Berat Djimsiti? “Djimsitin e kam pasur në ekip vite më parë tek Atalanta dhe ka qenë një lojtar i mirë. Tani është pjekur, po bën më shumë se mirë dhe është një nga më të mirët. Pavarësisht vështirësive në aspektin mbrojtës, ai është gjithmonë në lartësinë duhur”, ka përfunduar trajneri i Kombëtares shqiptare.

Related posts

BARAZIM DRAMATIK NË FIRENCE/ VAR sërish protagonist, Interit i ikën fitorja në ’97

Delo.autor

NGA KRYEVEPRA NDAJ ROMËS TEK CHAMPIONS-I/ Calhanoglu: Nuk ishte kros, ndaj Realit dua fitoren

Delo.autor

“KAM BESIM TEK FITORJA”/ Flet mbrojtësi Hysaj: Nuk mund të rrij larg Kombëtares, ja kur do të rikthehem në fushë…

Delo.autor

Leave a Comment