Futboll Sport

SFIDA NDAJ SPARTA PRAGUE NË EUROPA LEAGUE/ Pioli: Objektivi ynë është të komandojmë ndeshjet

Në prag të sfidës së Europa Ligës ndaj Lilë në “San Siro” e cila do të zhvillohet nesër në orën 21:00, trajneri i Milanit Stefano Pioli shfaqet i qetë në konferencën për shtyp duke parë fitoret ndaj Sëlltikut dhe Spartës së Pragës që me një triumf të nesërm kuqezinjtë do mund të hipotekojnë kalimin e grupeve:

Lojtarët e rinj të Milanit – “Jemi një skuadër e re, por edhe e pjekur në të njëjtën kohë. Objektivi ynë është të komandojmë ndeshjet.”

Të parët në kampionat dhe Europa Ligë – “Kam besuar gjithmonë tek djemtë e mi. Ne provojmë të fitojmë gjithmonë, por jemi akoma në fillim.”

Përmirësimi i mëtejshëm i skuadrës – “Nga këndvështrimi teknik në metrat e fundit të zonës duhet të jemi më preciz. Sulmi është duke bërë mjaft mirë, por mjafton të jesh më finalizues dhe rrezikshëm.”

Brahim Diaz dhe Dalot – “Kanë shumë kualitet. Jemi të befasuar që u gjendën gati dhe u ambjentuan aq shpejt. I kuptuan shumë shpejt mekanizmat tonë, janë të rinj me shumë seriozitet dhe dëshirë.”

Rotacioni – “Stërvitja e sotme do të jetë e rëndësishme. Mendoj se do të ketë përsëri rotacion, kemi nevojë për freski fizike dhe mendore. Nuk do të jetë një sfidë deçizive.”

Related posts

E FUNDIT/ Formacioni anti-Izrael: Panucci befason me zgjedhjen e titullarëve

Isa.Autor

ÇMENDURI NË “TREGUN E ZI”/ Biletat në finalen e “Air Albania” shiten për 3000 euro

F.autor

EKSKLUZIVE/ SHKULAKU: Në Lushnje isha i pafat. Ju tregoj si refuzova Kukësin dhe klubin gjerman

Isa.Autor

Leave a Comment