Futboll Sport

“TYM I BARDHË”/ Leao-Milan zgjasin “martesën”, firma përpara derbit

Milan dhe Rafa Leao duket se kanë gjetur qetësinë e munguar kohët e fundit, kjo reflektohet qartë edhe te rendimenti i sulmuesit portugez në këtë pikë të sezonit. Këto javë palët kanë nisur edhe një herë diskutimet mbi rinovimin e kontratës, fundja kjo është dëshira e lojtarit, por dhe e drejtuesve të “djallit”.

Maldini dhe Massara e kanë dërguar ofertën deri në 6,5 milionë euro, plus bonuse, por pengesa mbetet e njëjtë, borxhi prej 22 milionë euro që Leao i ka Sporting Lisbonës. Milani mund të paguaj një pjesë, ndërsa shpreson që edhe Lille të bëj të njëjtën gjë. Varianti më i mirë është që Lille të paguaj plotësisht borxhin, për të përfituar më pas nga shitja e Leao-s.

Gggg

Sipas mediave italiane, palët kanë shumë besim se mund të shkojnë drejt rinovimin të kontratës, këtë e pranoi edhe vetë Leao pas sfidës kundër Napoli. Sipas te gjithë gjasave, Leao do të firmos një kontratë deri në 2027. Në versionin më optimist, firma mund të vijë edhe përpara derbin në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Related posts

NDARJA NË “PAQE”/ Valverde: Dembele ka disa gjëra që lojtarët e tjerë nuk i kanë

Isa.Autor

Empoli dështon ndaj Parmës/ VESELI nuk mbulon si duhet Zhervinjon (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ 7 mrekullitë e Interit, ja pse nuk duhet ta ketë frikë Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment