Futboll Sport

RRËFEHET Dybala: I kam thënë Cristiano Ronaldos se e kam urryer

Paulo Dybala është pothuajse për një vit një lojtar i Romës. Argjetninasi gjithashtu ka vendosur të kujtojë të kaluarën e tij te Juventus dhe marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldo.

Për mikrofonat e “Scacco Capitale”, Dybala ka komentuar rreth kësaj marrëdhënie, jetës në Romë edhe disa pika të tjera.

JETA NË ROMË – “Njerëzit këtu janë shumë të ngrohtë dhe të jashtëzakonshëm. Që nga dita e parë më bënë ta ndiej këtë ngrohtësi. Të dëgjosh himnin e tifozëve të Romës para ndeshjes është diçka unike. Ta përjetosh diçka të tillë është si të qëndrosh para një opere arti”.

“DYBALA MASK” – “Historia e festimit tim të golave me maskë filloi pak a ashumë këtu në Koloseum. Si fëmijë kam parë shumë filma për Romën, qytetin, gladiatorët. Filmin “Gladiator” e kam parë pak a shumë 20 herë. Pas një momenti të vështirë të karrierës sime, nga e cila duhej të dilja në një farë mënyre, menjëherë mendova për këtë festë. Njerëzit e pëlqyen menjëherë dhe kështu vazhdoj ta bëj”.

ZGJEDHJA E ROMËS – “Kur Tiago (Pinto) më kontaktoi dhe lindi kjo mundësi, më erdhën në mendje këto gjëra (filmat për Romën, maska e Gladiatorit, etj.) dhe nuk mund ta harroja atë. Thashë me vete: duhet të bëj diçka në këtë qytet’”.

SHAHU – “Shahu më ndihmon shumë për mendjen dhe përqendrimin. Fillova të luaja që fëmijë. Fillimisht e shikoja shumë babin, pastaj ngadalë fillova të luaja me të. Me kalimin e kohës lojërat u bënë më të vështira për të deri sa një ditë arrita të fitoja”.

ABRAHAM DHE CR7 – “Abraham është një lojtar i ri, por me shumë përvojë. Ai fitoi Ligën e Kampionëve, vitin e kaluar shënoi shumë gola të rëndë për Romën. Ne sigurisht mund të bëjmë shumë më mirë se sa po bëjmë. Le të shpresojmë që në këto ndeshjet e fundit të sezonit t’i japim Romës golat që i duhen për të arritur në Champions League. Me Cristianon ishin tri vite të mira te Juventusi. Skuadra ishte shumë e fortë dhe ai na dha diçka ekstra. Ndihet thellë rivaliteti në Argjentinë mes Messit dhe Cristiano, padyshim që si fëmijë kam qenë gjithmonë në krah të Leos. Një herë do të luanim një lojë; unë isha në fund të avionit dhe ai ishte ulur më lart. Në një moment, gjatë fluturimit, Cristiano erdhi tek unë për të folur për futbollin dhe shumë gjëra të tjera. Ne folëm në përgjithësi për jetën tonë dhe në një moment i thashë: Praktikisht të urreja si fëmijë. Qeshëm për këtë, mes nesh kemi pasur gjithmonë një raport të mirë, një dialog të mirë”.

FENOMENI MOURINHO – “Josè Mourinho ka një imazh dhe fuqi të rëndësishme për gjithçka që përfaqëson në botën e futbollit. Po, ai do të ishte një shahist i mirë. Para se të mbërrinim këtu te Roma, folëm dy herë. Ai më telefonoi kur isha ende në Torino. Jose është shumë i mirë kur flet dhe kur dëshiron të futet ‘brenda’ dikujt. Ndjeva një ndjenjë të veçantë me të. Në botën e futbollit është e vështirë të gjesh dikë që t’i thotë gjërat në mënyrë të sinqertë, direkt në sy. Me të ndërtohen marrëdhënie të sinqerta, flasim shumë. Ne duam më të mirën për njerëzit. Ai bëri historinë e futbollit, është shumë i sinqertë, i zoti në përgatitjen e ndeshjeve. Pothuajse gjithçka që ai ju thotë, pastaj ndodh në fushë. Ai e kupton shumë futbollin. Epo, siç dëshmon fakti, ka fituar pothuajse me të gjitha skuadrat që ka drejtuar. Në janar të vitit 2022, Mourinho m’u afrua në ndeshjen Roma-Juventus 3-4 dhe më tha: Ti je fenomen. Në të vërtetë, kjo ishte gjëja e parë që m’u kujtua kur më kërkoi të vija te Roma. Nuk më ka ndodhur kurrë që një trajner i një ekipi tjetër të bëjë një gjë të tillë gjatë lojës. Kundër Manchesterit në Ligën e Kampionëve, kur isha ende duke luajtur për Juventusin, ne kishim diskutuar, shkova t’i thoja se nuk ishte nevoja ta bënte atë gjest. Por ai episod mbeti në fushë”.

NUMRI 10 – “Numri 10 për Romën do të jetë gjithmonë Francesco Totti. Ashtu si Del Piero do të jetë gjithmonë për Juventusin. Te Juve, klubi më kërkoi direkt të mbaja numrin 10 dhe ishte një kënaqësi e madhe. A do të ndodhë edhe te Roma? Unë them kurrë… Është e qartë se do të ishte një përgjegjësi unike”.

PENALLTIA E REALIZUAR NË FINALEN E KUPËS SË BOTËS – “Unë jam i sinqertë, në atë moment isha shumë i ftohtë. Meqenëse lojtari i Francës para meje humbi penalltinë e tij, unë tashmë e dija se ku do të gjuaja dhe shkova 100% i sigurt te pika e bardhë. Dhe topi hyri brenda”.

Related posts

E ARDHMJA E SANCHEZ NË DILEMË/ Inter nxjerr në shitje yllin kilian, hidhen në sulm dy gjigantët spanjoll…

Delo.autor

“NUK JEMI RASTËSISHT KËTU”/ Futbollisti i Apolonisë: Thyej tabunë, dua të shënoj në derbi

Delo.autor

STATISTIKAT/ Nuk ndodhte që prej zbarkimit të tij në Itali, Dzeko arrin rezultatin e veçantë me fanellën e Interit

Delo.autor

Leave a Comment