Futboll Sport

BALLIU “FIK” BARCELONËN/ Xavi e bën dramë: E papranueshme

Ivan Balliu me Rayo Vallecano-n e tij i shkaktuan një humbje befasuese Barcelonës. Pas blofit të Realit Madrid, edhe ekipi blaugrana ndjek të njëjtin trend në La Liga. Sigurisht që humbja 2-1 përballë Rayo-s nuk ka asnjë efekt në tabelën e renditjes, apo në garën për titull, Barcelona qëndron e qetë në krye plus 11 pikë nga Real Madrid.

Alvaro Garcia kaloi Rayo-n në avantazh në minutën e 19-të, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë ishte Fran Garcia ai që dyfishoi shifrat. Barcelona u përpoq të rikthej në lojë, por goli i Robert Lewadowski-t erdhi vonë në minutën e 83-të. Anësori kuqezi ishte titullar dhe 90-minuta në fushë, i vlerësuar me notën 6.8:

Sport

“Pa justifikime”, shkruan “Sport” në faqen e parë duke iu referuar humbjes së Barcelonës. Nuk e ka pritur mirë këtë humbje as trajneri Xavi: “Nuk luajtëm një ndeshje të mirë. Rayo e meritoi fitoren, na vendosën nën presion. Kjo është një humbje që na bezdis, është e papranueshme, por iku dhe një javë”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.

Related posts

Manchester United dhe Arsenal në “luftë” për yllin e Tottenhamit

Isa.Autor

HUMBJA E JUVENTUSIT/ Ja nota për Strakoshën dhe Ronaldon! (FOTO)

Delo.autor

PO FLISTE PËR NDESHJEN SHQIPËRI-ANDORRA/ Spikeri nuk ndalet së qeshuri, ja çfarë i shkruan Balaj (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment