Futboll Sport

“SHIHEMI NË QERSHOR”/ Tifozët ngacmojnë Harry Kane. United ngec në Londër

Man.United vijon sezonin me ulje ngritje, këtë herë shpërdorojnë një avantazh të dyfishtë në transfertë përballë Tottenham. “Djajtë e kuq” dalin me një pikë që i rri ngushtë në një ndeshje që duhet ta kishin mbyllur, apo administruar më mirë. Sancho kaloi United në avantazh që në minutën e 7-të me një goditje të bukur brenda zonës. Sulmuesi flirtoi me golin e dytë në të njëjtën formë, por u ndal mrekullisht nga Perisic. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 44-të ishte Marcus Rashford që dyfishoi shifrat.

Në mënyrë surprizë, Totteham u rikthye fuqishëm në lojë me fillimin e pjesës së dytë ku Pedro Porro me një super gol ngushtoi shifrat në 1-2. Ekipi i Ten Hag iu afrua golit të tretë në më shumë se një herë, madje goditën dhe traversën me Bruno Fernandes. Me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 79-të, Harry Kane shërbeu në zonë për Son që e kishe të lehtë të dërgonte topin në rrjetë duke sigluar shifrat përfundimtare në 2-2.

Nuk e priti mirë këtë barazim trajneri i Man.United, Erik Ten Hag: “Sigurisht, kur je në avantazh 2-0, zhgënjehesh kur barazohesh. Nuk ishim shumë të zonë në këto 90 minuta, nuk ishim brilant as në pjesën e parë pavarësisht se shënuam dy gola”, u shpreh Ten Hag pas ndeshjes.

Kjo sfidë prodhoi dhe një episod të veçantë, gjatë gjithë kohës tifozët e Man.United ngacmuan Harry Kane, duke kënduar në korr: “Harry Kane, shihemi në qershor”.

Related posts

FITOJNË NDESHJEN E KATËRT RADHAZI/ “Kuqezinjtë” U-18 kualifikohen në gjysmëfinale

Delo.autor

PIATEK TEK MILANI/ Në zbulim të “pistoletës” polake, mes fushave të grurit dhe topit (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Milan dhe Roma për pazar në Angli, garë për mbrojtësin surprizë të Premier League

Delo.autor

Leave a Comment