Futboll Sport

33 VITE PRITJE/ Napoli feston titullin e tretë në histori. Rrahmani një histori frymëzuese

Pritej merr fund, pas 33 vitesh, Napoli rikthehet të festojë titullin kampion në Serie A. Me 25 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje, Napoli shpallet matematikisht kampion 5 javë përpara fundit, një titull mese i merituar, këto shifra flasin qartë për dominim e tyre këtë sezon. Nuk arritën të festonin dot përpara tifozëve të tyre një javë më parë, por e bëjnë diçka të tillë në “Dacia Arena”, në transfertë përballë Udineses.

Dukej sikur edhe kjo sfidë do të shkonte keq teksa Lovric kaloi Udinen në avantazh në minutën e 13-të. Si gjithnjë për të shpëtuar Napolin edhe këtë herë mendoi Victor Osimhen i cili në minutën e 52-të barazoi shifrat në 1-1, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund duke bërë që Napoli të festonte titullin kampion

Për herë të parë në karrierë feston një titull të rëndësishëm edhe Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës. Mediat italiane kanë vlerësuar paraqitjet e Rrahmanit këtë sezon me notën 8,5. Historia e Rrahmanit është pa diskutim një histori suksesi. Në 2010 ishte pjesë e ekipi të të rinjve të Drenicës, për të kaluar më pas në Shqipëri te Partizani, për të vijuar karrierën në Kroaci. Rrahmani u transferua në Serie A te Verona për të vijuar më pas te Napoli, skuadër ku fitoi dhe titullin kampion.

Related posts

NGA BARE TEK SOKOL CIKALLESHI/ Ja 5 futbollistët rrezikojnë sfidën ndaj Francës

Delo.autor

“AUSTRALIAN OPEN”/ Tenisti Tsitsipas eliminon Nadal pas 4 orësh lojë, siguron gjysmëfinalen

Delo.autor

DEKLARATA E PIQUE NDEZ DERBIN “KATALANAS”/ Trajneri i Espanyol ironik: Disa vlera janë më të rëndësishme se…

Delo.autor

Leave a Comment