Futboll Sport

LIGA E KAMPIONEVE/ Finale e parakohshme në “Bernabeu”, Guardiola kërkon hakmarrje

Liga e Kampioneve rikthehet sot me një ndeshje shumë të fortë, ku Real Madrid do të presë në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Mançester Sitit. Dy skuadrat, kërkojnë të bëjnë më të mirën në ndeshjen e parë, në mënyrë që ta kenë sa më të lehtë kthimin.

real madrid – mancester siti

Rekordmenët e Realit kanë treguar se nuk njohin kundërshtar kur bëhet fjala për përballje të tilla dhe jo rastësisht në 9 edicionet e fundit të Championsit, Reali ka arritur të fitojë 5 prej tyre dhe në total, 14 trofe të Ligës së Kampioneve.

Nga ana tjetër, Guardiola do të provojë të fitojë trofeun e parë me Sitin në Europë. Përmbysja historike që Reali i bëri sezonin e shkuar skuadrës së Sitit, është ende e freskët për ta, kështu që këtë sezon, do të tentojnë hakmarrjen e më pas trofeun me veshë të gjatë.

Benzema në njërën anë dhe Haland në anën tjetër, do të tregojnë se kush është “9” më e mirë në Europë. Benzema ka shfaqur në sezonet e fundit një rendiment të jashtëzakonshëm duke fituar edhe “Topin e Artë” por statistikat e Haland me fanellën e Sitit, janë të frikshme.

Related posts

ZYRTARE/ I përfolur si kandidat tek shumë klube të mëdha, trajneri i njohur kthehet në punë pas 4 vitesh

Delo.autor

ISH-PRESIDENTI I “LOS BLANCOS”/ Lorenzo Sanz: Ja tre yjet që ishin pranë Real Madridit

Delo.autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Itali-Bullgari. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment