Futboll Premier League

Liverpooli nuk po bëhet rehat me portierët, gati oferta për transferimin e Trapp

Skuadra angleze Liverpool nuk është duke u rehatuar me portierët që ka në dispozicion.

Aktualisht për ‘The Reds’ aktivizohen portierët Simon Mignolet dhe gjermani Loris Karius.

Belgu Mignolet luan të gjitha ndeshjet në Ligën Premier për dallim nga Liga e Kampionëve ku starton Karius.

Por menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk është i kënaqur nga paraqitjet e dy portierëve.

Kësisoj sipas medieve angleze, Liverpool ka bërë gati një ofertë për ta nisur në drejtim të Parisit.

Synimi i skuadrës nga ‘Anfield’ është transferimi i portierit gjerman të PSG-së, Kevin Trapp.

27-vjeçari ka humbur pozitën e titullarit te klubi francez dhe po kërkon largimin gjatë janarit.

Oferta e Liverpoolit është 10 milionë euro, dhe duket se ky transferim do të realizohet në ditët e para të janarit.

Për Trapp, Liverpool pritet të jetë skuadra e katërt në karrierë pasi më parë ka luajtur edhe për Kaiserslauternin dhe Eintracht Frankfurtin.

Related posts

PO SHKËLQEN NË ITALI/ Ditë e errët për Veselin, shkakton dy penallti dhe ndërshkohet me të kuq (VIDEO)

Delo.autor

EROS GREZDA ZHGËNJEN SI TITULLAR/ Zëvendësuesi e “zhyt” dhe më shumë

Isa.Autor

E BUJSHME NGA HOLANDA/ Garancia bankare bllokon transferimin e De Ligt Juventus, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment