Futboll Sport

PSG HAP “THESIN” PËR PANKINËN/ Jose Mourinho objektivi kryesor i “parizienëve”

Me 4 ndeshje radhazi pa fitore në Serie A, Roma e Jose Mourinho duket gjithnjë e më larg sigurimit të një vendi në katër më të mirat e kampionatit, vend që i dhuron “verdhekuqve” një biletë për në Champions League, sezonin e ardhshëm.

Teksa sezoni është drejt fundit, aludimet e shumta se Mourinho që do të nisë një aventurë të re larg Italisë sa vijnë e shtohën, me destinacion e mundshëm të “Special One”, që pritet të jetë pankina e “gjigandëve” francezë të PSG.

Sipas raportimeve të francezes, “RMC Sport”, drejtori sportiv i “parizienëve”, Luis Campos ka kontaktuar personalisht me teknikun portugez, për të biseduar me mundësin e një kalimi në Ligue 1, edhe pse kontrata e Mourinho skadon sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, sezoni nuk ka përfunduar ende dhe Roma ka sërish “opsionin” Europa League, për t’u kualifikuar për në Champions League, me “verdhekuqtë”, që mbrëmjen e së enjtes do të zhvillojnë gjysmë-finalen e parë përballë “aspirinave” të Bayer Leverkusen.

Related posts

HUMBJA NË DERBI NDAJ TORINOS? Mbrojtësi Kumbulla: Nuk ka shumë për të thënë. Duam ta harrojmë atë ndeshje dhe…

Delo.autor

KAOS NË BREGUN E FILDISHTË/ Presidenti ka një muaj që ka vdekur, FIFA bllokon zgjedhjet

Delo.autor

GATI PËR TROFEUN NUMËR 99/ Reali kërkon rekordin e Barçës dhe Milanit në Superkupë

F.autor

Leave a Comment