Futboll Sport

LAJM “BOMBË” PËR JUVENTUSIN/ Në qershor nis procesi për rrogat e fshehta

Juventusi mëson të hënën fatin e tij sa i përket çështjes së gjyqit sportiv për plusvalencat. Por kalvari i bardhezinjve me gjyqet nuk mbaron këtu

Sipas agjencisë “ANSA”, klubi ka marrë lajmin se në muajin qershor, do të nisë një tjetër etapë gjyqësore, e cila parashikon penalitete të tjera për bardhezinjtë. Klubi është nën hetim edhe për një tjetër çështje, ato të rrogave të fshehura, duke manipuluar direkt bilancet financiare.

Bardhezinjtë kishin deklaruar se lojtarët kishin falur disa rrogat gjatë periudhës së COVID-it, por në fakt ua kishin kthyer lojtarëve këtë shifër “në të zezë” me marrëveshje personale të cilat nuk ishin deklaruar në bilancet financiare të klubit.

Detajet u mësuan nga hetimet e procesit “Prisma” dhe kjo ka bërë që edhe gjykata sportive e Federatës Italiane të marrë tashmë vendimin për të hapur zyrtarisht çështjen duke e cilësuar Juventusin si shkelës të nenit 4.1 të rregullores, atë të thyerjes së “ndershmërisë sportive”./ Panoramasport

 

 

Related posts

NDJEN PRESIONIN E MADH/ Kovac: Të gjithë rrezikojmë shkarkimin si Mourinho, sidomos…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Slavia Praga. Rezultati 0-1

Delo.autor

Bayern NDERON Messin/ Një sektor i stadiumit “Allianz Arena” vetëm për argjentinasin

Sadik.Autor

Leave a Comment