Futboll Sport

HUMBJA NË NAPOLI/ Inzaghi nuk e bën dramë, flet për të ardhmen dhe finalen me City

Simone Inzaghi nuk përpiqet të gjejë alibi pas humbjes së pësuar kundër Napolit, por sigurisht kjo ishte një humbje e kushtëzuar jo pak nga kartoni i kuq i Gagliardinit:

“Nuk kam çfarë t’i kërkoj djemve, sigurisht kjo humbje na ul pak ritmin, por skuadra qëndroi në lojë edhe kur ishim me dhjetë lojtarë kundër kampionëve të Italisë. Sigurisht paguam shtrenjtë kartonin e kuq.

E ardhmja? Më bëhet qejfi për besimin që më ka dhënë shoqëria, por përpara kemi ndeshje të rëndësishme. Në dy vite kemi marrë pjesë në 5 finale.

Man.Cirty? Kemi një finale pas tre ditësh, në Kupën e Italisë. Man.City e njohim të gjithë, është një nga skuadrat më të forta në botë, por nuk futemi në fushë të dorëzuar, do ta luajmë”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes kundër Napolit.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Chelsea mposht Fulham falë “Heroit” Havertz me dopietë

Delo.autor

TË FIKSUAR PAS LEAO-S/ Jo vetëm Chelsea, edhe sheikët futen në garë

F.autor

TALENTET E JUVENTUSIT NJË “MINIERË ARI”/ Ja shifrat e çmendur që sjellin huazimet “Zonja e Vjetër”

Delo.autor

Leave a Comment