Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kastrioti. Rezultati 3-1

Duke filluar nga ora 16:45, Vllaznia do të presë Kastriotin në “Loro Boriçi” në një sfidë mjaft delikatë për të dyja ekipet.

Vllaznia vjen pas një fitore bindëse 6-1 ndaj Pogradecit në Kupë, por në kampionat shkodranët nuk gjejnë rrugën e fitores prej 3 ndeshjesh.

Ndërsa as Kastrioti nuk po kalon një moment të mirë, pasi rezultateve negative në kampionat iu bashkua dhe eliminimi nga Kupa nga Flamuratari. Para ndeshjes, Ndreu është shprehur se krutanët nuk do të dalin pa pikë nga kjo sfidë, që pritet të dhurojë spektakël.

Sa i përket formacioneve, Brdariç i ka besuar raportin ofensiv dy lojtarët e momentit Zinedine Mustedanagiç dhe Ante Aralica, ndërsa titullar do ta nisë dhe Liridon Latifi që mesa duket është “falur” nga trajneri Brdariç. Ndërsa sa i përket Kastriotit, Ndreu ka bërë mjaft ndryshime nga sifdat e tjera duke rreshtuar skuadrën si më poshtë.

LIVE| VLLAZNIA-KASTRIOTI 3-1

Aralica 10′ , Hoxhaj 19′ , 56′ / Ajazi 76′

Komenti live

Mbyllet sfida! Vllaznia rikthehet te fitorja në kampionat duke mposhtur 3-1 Kastriotin në një ndeshje të dominuar nga shkodranët.

90+5′ Dida ndëshkohet me karton të verdhë dhe largohet nga fusha pasi ky është kartoni i dytë i verdhë për futbollistin e Kastriotit. Krutanët e mbyllin ndeshjen me 10 lojtarë.

90+4′ Largohen Esin Hakaj dhe Liridon Latifi, për Bulatoviç e Smajlin. Vllaznia merr të gjithë kohën e nevojshme për të kryer zëvendësimet.

90+3′ Ka minuta dhe për Medi Çobën. Talenti zë vendin e Aralicës.

87′ Provon Fjoart Jonuzi me një gjuajtje nga distanca, por gjuajtja e mesfushorit devijohet dhe përfundon në goditje nga këndi.

85′ Ndalet loja pas një përplasje të Didës me Aralicën në mesfushë. Të dy lojtarët të shtrirë në fushë.

81′ Pas 5 minutash konsultim me VAR-in, goli i Kastriotit cilësohet si i rregullt. Rinis takimi.

76′ GOOOL Kastrioti 1-3/ Pas një goditje standarde, Ajazi përfiton nga një gabim i Zogoviç duke shënuar lehtësisht me portën e boshatisur. 

76′ Ndreu luan kartën e fundit, në fushë Edon Hasani që merr vendin e Karakaçit.

74′ Dida ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

72′ Super aksion i Vllaznisë, pas një dalje të shpejtë, Latifi hap një korridor të bukur për Aralicën, që gabon vetëm e vetëm përballë portierit.

69′ Brdariç bën dy lëvizjet e para, lënë fushën e lojës Ardit Hoxhaj dhe Mustedanagiç, në vendin e tyre Kruja dhe Heriç.

66′ Sërish zëvendësim në radhet e Kastriotit, largohet Kodra, në vendin e tij Okebuku.

63′ Goditje këndi për Vllazninë, pas një aksioni të shpejtë në fundore.

56′ GOOL Vllaznia 3-0/ Sërish shënon Ardit Hoxhaj! Jonuzi pason bukur për Hakajn, që sheh Hoxhajn e lirë në qendër me vlonjatin që nuk gabon para portës. 

53′ Latifi bën një lëvizje mjaft të bukur, por goditja e tij përfundon ngjitur me shtyllën e Kastriotin.

52′ Largohet Armando Rami nga fusha, në lojë Bekim Dida.

52′ Prodani ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në dëm të Latifit.

51′ Një faull në pozicion të favorshëm për krutanët. Te topi afrohet Indrit Prodani.

49′ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësim për Kastriotin. Lë fushën e lojës Mudrazhija, në vendin e tij qendërsulmuesi Spartak Ajazi.

Mbyllet pjesa e parë! Vllaznia dominon në lojë dhe rezultat duke shpërdoruar shumë raste, ndërsa rezutlati flet 2-0 në favor të shkodranëve.

45+2′ Tjetër rast i mirë për Vllazninë, por gjuajta e Hakajt pritet nga portieri i Kastriotit.

45+1′ Vllaznia shënon sërish, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Aralica pasi shkëputet bukur nga mbulimi i mbrojtjes, godet shtyllën me portën e boshatisur, por vjen Latifi dhe shënon. Pasi konsultohet me VAR-in, gjyqtari akordon pocizon jashtë loje dhe goli quhet i parregullt.

45′ Çfarë shansi humbet Ardit Hoxha. Vlonjaati gabon fare pranë portës duke mos i besuar syve.

44′ Provon Prodani me një goditje standarde, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me portën e mbrojtur nga Zogoviç.

40′ Bie ritmi i ndeshjes, por nervozizmi është ende prezent në fushë. Krutanët kanë humbur qetësinë pas pësimit të dy golave.

33′ Ka tension në fushë, Sokol Neziri dhe Latifi ndëshkohen me karton të verdhë pas një momenti fërkimi në mesfushë.

29′ Rami del bukur nga e majta, kroson mirë në zonë por Zogoviç është i vëmendshëm dhe mbyll gjithçka.

26′ Niset Latifi të godasë, por goditja e tij përfundon mbi portën e mbrojtur nga Vata.

25′ Ndërhyrje e gabuar në dëm të Latifit, goditje dënimi në pozicion të favorshëm për shkodranët.

19′ GOOOL Vllaznia 2-0/ Ardit Hoxhaj shënon me kokë nga goditja e këndit. Sulmuesi vlonjat rikthehet te goli duke i dhënë shkodranëve golin e dytë në këtë takim. 

18′ Tjetër rast i mirë për Vllazninë, Gurishta kroson bukur në zonë, por nuk shfrytëzohet nga askush.

14′ Tjetër pretendim i shkodranëve për penallti pas rrëzimit në zonë të Latifit por gjyqtari sërish sinjalizon për vazhdimin e lojës.

10′ GOOOL Vllaznia 1-0/ Aralica gjen rrugën e golit pas një përgjumje në mbrojtjen e Kastriotit. Në festë shkodranët. 

9′ Shkodranët pretendojnë për një penallti pas një faulli të Grecës në dëm të Aralicës. Gjyqtari pasi merr aprovimin nga dhoma e VAR-it njofton për rinisjen e lojës.

8′ Faull në sulm për Kastriotin, Karakaçi fiton me zgjuarsi duelin me kundërshtarin në zonë.

4′ Gabim në mbrojtje i Krymit, Arbër Basha humbet shansin e artë vetëm e vetëm përballë Zogoviç.

2′ Provojnë menjëherë shkodranët me anë të një goditje standarde, por Gurishta nuk e arrin dot krosimin e lartë.

1′ Starton sfida, Vllaznia shkelmon topin e parë nga mesi i fushës.

Related posts

Kukësi përmbys Kastriotin/ Shameti dhe Cordero ndricojnë rrugën drejt titullit

Isa.Autor

KOMPLETOI KALIMIN E TIJ TEK ARSENAL/ Flet Dani Ceballos: Doja të largohesha me çdo kusht nga Reali, sepse…

Delo.autor

Flamurtari nuk arrin objektivat, disa futbollistë në kampin vlonjat me “valixhe” në duar

Sadik.Autor

Leave a Comment