Futboll Sport

MALLKIMI I FINALEVE/ Italiano shfaqet i shkatërruar. Moyes: Moment special

Ky ishte një sezon ku Fiorentina ëndërronte për gjëra të mëdha, fillimisht humbën në finalen e Kupës së Italisë ndërsa tani dorëzohet edhe përballë West Ham në Conference League. Në mënyrë zhgënjyes mbyllin sezonin pa trofe: “Kemi humbur dy finale edhe pse duke luajtur me të vërtetë mirë, mëkat. Kjo përballë West Ham nuk e mendoja se do të përfundonte kështu, luajtëm futboll, reaguan edhe pas një penalltie që mund të na vriste”, shprehet Vincenzo Italiano, trajneri i Fiorentinës, duke shtuar:

“Më vjen shumë keq, mendoj për djemtë që janë të shkatërruar, kemi humbur dy finale. I lejuam pak raste kundërshtarit, kishim kontrollin e topi, por u ndëshkuam nga një penallti e dyshimte dhe nga një gol i evitueshëm”, u shpreh Italiano. David Moyes, trajneri i West Ham, shijon në maksimum këtë trofe:

“Më pëlqen puna që bëj, ndërsa momente si ky e bëjnë special, shpresoj shumë që të përjetojë edhe momente të tjera. Nuk kemi luajtur gjithnjë mirë, por kemi zhvilluar një turne të mirë, kemi pësuar pak gola dhe e kemi merituar. Jam shumë i lumtur, krenar për këtë arritje. Jam 60 vjeç dhe kam mijëra ndeshje, jo gjithnjë ka qenë kaq e bukur të jesh trajner”, u shpreh David Moyes. Kjo ishte një finale historike për një lojtar në veçanti, Emerson Palmieri i cili bëhet lojtari i parë në histori që fiton të tre kompeticionet e UEFA, Champions, Europa dhe Conference League

Related posts

Umtiti: Messi nuk është i njëjtë si tek Barcelona dhe te Argjentina sepse …

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Vettel pranë rikthimit te Red Bull, Verstappen e paralajmëron

Delo.autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Basketbollisti thyen këmbën, por edhe arbitri i shkel sipër (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment