Futboll Seria A Sport

PAS LARGIMEVE TË DONNARUMMA DHE CALHANOGLU/ Klubi i Milan: Nuk i akuzojmë por duhet ta dini se…

Largimet e Donnarumma dhe Calhanoglu ishin një goditje e fortë për Milanin dhe drejtuesit, sidomos sepse nuk u arkëtua asgjë duke qenë me parametra zero…

Presidenti i Milanit Paolo Scaroni shprehu mendimet e tij mbi lamtumirën e Hakan Calhanoglu dhe Gianluigi Donnarumma, duke folur për mikrofonat e “Politika nel Pallone”:

“Ne vendosëm një kufi në koston e rrogave të lojtarëve tanë. Përtej këtij kufiri të gjithë kanë të drejtë të bëjnë atë që besojnë më mirë.

Ne i bëmë një ofertë top Donnarumma për atë që mundëm por nuk ishte e mjaftueshme. Pastaj lexova që Gigio donte të largohej nga zona e rehatisë pas kaq shumë vitesh në Milano dhe më duket një gjë pozitive për një profesionist i cili te Milan është sjellë gjithmonë shumë mirë.

Ai është një djalë i mirë dhe i gëzuar që vazhdon karrierën e tij në një klub të shkëlqyeshëm, ndërsa Milani ka gjetur një zgjidhje të shkëlqyeshme për portierin, kështu që gjithçka është në rregull.

Për Calhanglu: “Calhanoglu te Inter? Vlen e njëjta gjë. Ne bëmë një ofertë dhe nëse ai gjen zgjidhje të tjera në të cilat paguhet më shumë, ai është një profesionist, shumë mirë për atë!

Ai zhvilloi një kampionat të shkëlqyeshëm dhe është gjithmonë i sjellshëm dhe i saktë: të gjithë janë të lirë të bëjnë zgjedhjet që besojnë, nga ana jonë nuk ka asnjë akuzë”

Related posts

DOMINON NË SERIE A/ Allegri thumbon: Në Itali nuk ka një ekip si Atletico Madridi…

Delo.autor

Kategoria e Dytë/ Grupi A: Gramshi “shkatërron” Vllazninë, Tërbuni fiton në tavolinë me Tiranën

Isa.Autor

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: E pabesueshme, Oto Xhon tregohet egoist dhe i “djeg” golin korçarëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment