Më shumë se tre orë takim kokë më kokë mes presidentit Zhang, Simone Inzaghi-t, Marotta-s dhe pjesës tjetër të stafit drejtues, për të projektuar Interin e sezonit të ri. Simone Inzaghi doli nga zyrat e klubit i buzëqeshur si për të konfirmuar se gjithçka shkoi mirë. Në tavolinë, kanë qenë disa emra të rëndësishëm, ata që janë në shitje, por dhe emrat në hyrje. Objektivat e stafit zikaltër janë të qartë, këtë sezon kërkojnë titullin në Serie A, por sigurisht pa harruar Champions League, një turne ku dëshirojnë sërish të bëjnë mirë.
Kush pritet të rrijë e kush pritet të largohet? Acerbi dhe De Vrij po. Acerbi-t do të blihet, ndërsa De Vrij do të rinovojë. E paqartë është e ardhmja e Handanovic dhe D’Ambrosio-s. Dzeko jo. Sulmuesi boshnjak është shumë pranë transferimit në Stamboll. Një temë më vetë është edhe Lukaku. Belgu ishte një kërkesë specifike e Inzaghi-t një vit më parë, pavarësisht se zhvilloi një finale të errët, Inzaghi beson sërish te Lukaku, tani është radha e Marotta-s të bind Chelsea-n për të bërë një ulje për huazimin e tij.
Inter dhe Chelsea kanë një marrëdhënie shumë të mirë ndërmjet tyre, palët do të negociojnë edhe për transferimin e Kalidou Koulibaly. Ish mbrojtësi i Napolit nuk arriti kurrë të përshtatet në Londër, një rikthim në Serie A është i mirëpritur. Në hyrje këtë periudhë po diskutohet shumë edhe emri i Milinkovic-Savic. Inter do të hidhet në sulm për futbollin e Lazio-s vetëm në atë rast nëse largohet Brozovic. Nëse vjen një ofertë e mirë, kroati e ka derën të hapur.