Futboll Premier League

Evertoni ‘pazar’ në Turqi, gati kontrata me sulmuesin e Besiktas

Kërkimet e Evertonit për një sulmues me peshë, duket se po shkojnë drejt fundit. Mediet angleze raportojnë se Allardyce thuajse ka arritur akordin për transferimin e turkut të Besiktasit, Tosun Cenk, për shumën e 30 milionë eurove.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet vetëm në javën e parë të janarit, ndërsa duket se palët po punojnë për detajet e kontratës me sulmuesin. 26-vjeçari do të ketë një mision të vështirë, pasi do të duhet të zëvendësojë një futbollist si Romelu Lukaku, që ka lënë gjurmë te Everton.

Related posts

Malcolm po bëhet gati për transferim në Ligën Premier, mëson në heshtje gjuhën angleze

Q.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ RONALDO PËRDHUNOI amerikanen: Policia e Las Vegasit fillon hetimet

Isa.Autor

STATISTIKA E VEÇANTË/ Asnjë si Interi në 5 kampionatet më të forta në Europë

Delo.autor

Leave a Comment