Futboll Sport

“DUAN LAVDI NË EVROPË”/ Mediat në ishull jehonë yjeve të Man.City: Gati për Anglinë

Suksesi i Man.City në Champions League vijon të festohet, jo vetëm në rrugën e Mançesterit, por dhe në Angli, kjo për një arsye më madhore. Mediat angleze i kanë bërë jehonë suksesit të City, por mbi të gjitha disa lojtarëve që janë pjesë e ekipit të Pep Guardiola-s, lojtarë anglez: “Yjet e City duan më shumë lavdi në Evropë”, ishte titulli i Daily Express, dedikuar përfaqësueses angleze. Walker, Stons, Grealish, Foden dhe Phillips, janë 5 lojtarët e Man.City, pjesë e përfaqësueses angleze.

  • foto galeri
  • foto galeri

Tifozët britanik shpresojnë që yjet e City të udhëheqin edhe Anglinë. Në të njëjtën linjë ishte edhe Mirror, por e përditshmja britanike kishte si personazh kryesor Jack Grealish: Festa e çmendur e Jack, shkruan Mirror në faqen e parë. Grealish ishte personazhi kryesor i festimeve të City, net pa gjumë dhe alkool pa fund.

Related posts

“KANCERI ËSHTË NJË PARTNER I PADËSHIRUAR I JETËS”/ Rrëfimi prekës i Vialit: Shpresoj të lodhet nga unë

Delo.autor

SUPERIORE/ Skënderbeu ndal “Bardheblutë”, Kukësi triumfon kundër Kastriotit

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME KUKËSIN/ Trajneri Shkëmbi: Ky kampionat ka shumë pak diferenca, pavarësisht…

Delo.autor

Leave a Comment