Futboll La Liga

Ylli i Real Madridit paguan 1 milion euro për t’i shpëtuar burgut

Luka Modric u ka paguar më shumë se 1 milion euro autoriteteve tatimore të Spanjës për të shmangur burgun.

Ylli madrilen ishte ditën e sotme në Gjykatë, ku u përball me dy akuza të mashtrimit tatimor mbi të drejtat e tij të imazhit, të cilat datojnë në vitet 2013 dhe 2014.

Mediat spanjolle raportojnë se kroati ka pranuar dënimin dhe në mënyrë vullnetare ka ofruar të paguajë shumën e parave, përpara datës së gjyqit.

Modric ka paguar rreth 256,000 paund për vitin 2013 dhe 511,000 paund për vitin 2014, së bashku me interesat.

Nëse ish-lojtari i Totenhemit do të zgjidhte të vazhdonte me procedurat gjyqësore, mund të përballej me dënim me burg.

Related posts

SHIHET NË TRE VËNDET E PARA NË SUPERIORE/ 18 vite më vonë, në Ballsh ndihet… Europa

Delo.autor

Werner refuzon Leipzig, gati për një skuadër të madhe

Q.Autor

MERKATO/ Chelsea synon transferimin e Bentekes

Q.Autor

Leave a Comment