Kylian Mbappe pritet të jetë emri më i nxehtë në këtë merkato vere, por në të njëjtën kohë, e ardhmja e francez pritet të ketë një efekt domino të madh në tregun e transferimeve. Largimi i tij nga PSG do të linte një gropë të madhe në radhët e ekipit francez, për këtë arsye drejtuesit e klubit janë të detyruar të hidhen menjëherë në merkato për të gjetur një zëvendësues të denjë, praktikisht janë të detyruar të ribëjnë nga e para fazën smuese pasi nga Parisi u largua dhe Leo Messi.
