Futboll Sport

KUSHTET/ Nejmar dhe e dashura bëjnë marrëveshje për tradhtinë: Lejohet s*ksi me prezervativ, por jo puthjet

Nejmar është pothuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes në fushë. Talenti, shpejtësia dhe vizioni i tij e kanë bërë atë një yll që kur filloi të luante futboll për klubin brazilian Santos, më pas tek Barcelonës dhe tani tek PSG.

Mirëpo, ai është në qendër të vëmendjes edhe për shkak të jetës së tij private. Sulmuesi brazilian aktualisht është në një lidhje me Bruna Biankardi. Në fakt, së fundmi të dy i kanë dhënë një mundësi të dytë njëri-tjetrit dhe kanë njoftuar pak javë më parë se janë në pritje të një fëmije së bashku. Ky është është fëmija i dytë për Neymar Jr, i cili ka edhe djalin Davi Lucca

Tradhtitë e tyre nuk mund të bëhen kurrë publike

Media online ‘Em Off’ ka zbuluar një detaj të pazakontë në marrëdhënien mes Bruna Biankardi dhe Nejmar Jr. Sipas medias, Bruna Biankardi ka pranuar që futbollisti ta tradhtojë, por të dy kanë vendosur 3 kushte që sulmuesi i PSG s’mund t’i thyejë.

“Neymar Jr ka një marrëveshje me të dashurën e tij, Bruna Biancardi”, raportoi Em Off. Sipas marrëveshjes tradhtitë e Neymar nuk duhet të bëhen kurrë publike.

Këto janë tre kushtet për Neymar

Lojtari i PSG-së është i lirë të flirtojë dhe madje të bëjë seks me femra të tjera. Por ai duhet të jetë diskret, të përdorë prezervativ dhe të mos i puthë në buzë.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Real Madridi nuk pret dot deri në verë, gati oferta për Mbapen

Delo.autor

PLAS TEK PSG/ Tuchel: Buffon një legjendë, por ndaj Caen mund të jetë në STOL

Isa.Autor

HISTORIA E VEÇANTË E KUNDËRSHTARIT TË TOTTENHAM/ Sulmuesi Akinfenwa: Më duhet të luaj me dhimbje, edhe një sezon për të…

Delo.autor

Leave a Comment