Futboll Sport

TË ENJTEN VENDIMI PËRFUNDIMTAR/ Onana bie dakord me Manchester United, Inter joshet nga 60 mln euro

Ditë të nxehta në frontin e transferimeve për Interin. Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, tashmë është takuar me kolegun e tij të “Djajve të Kuq”, David Harrison, në lidhje me një transferim të mundshëm të 27-vjeçarit Andrè Onana te Manchester United.

Tani, “Gazzetta dello Sport” thotë se Ausilo synon të ulet me drejtuesit e Manchester United dhe përfaqësuesit e portierit kamerunas gjatë 48 orëve të ardhshme për të vendosur piketat e fundit në marrëveshje.

Klubi nga “Old Trafford” zhvilloi negociata të gjata me David de Gea, por menjëherë pasi 32- vjeçari ra dakord për një ulje drastike të pagës së tij aktuale, Manchester United u tërhoq nga oferta e rënë dakord, raporton “The Athletic”.

Onana mund të bëhet lojtar i “Djajve të Kuq” deri të premten. Megjithatë, tani për tani, ai po shijon pushimet verore. Pritet një fitim i madh kapital për Interin. Onana mbërriti vitin e kaluar falas, pasi u lirua nga Ajax.

 

 

Në fakt, kamerunasi kishte luajtur në Holandë nën drejtimin e Ten Hag, i cili tani do ta donte atë si një “mur” në portën e tij, në qendër të projektit të rinovimit të Manchester United.

Related posts

“JASHTËTOKËSORI QË PUSHTOI BOTËN”/ Çfarë do të bëjë Messi pasi të dalë në pension?

Delo.autor

“LA LIGA ËSHTË MË E MIRA”/ De Jong “pendohet” për Barcelonën: Anglia ka shumë rivalitet…

Delo.autor

ÇELSI “TREMB” JUVENTUSIN ME LUKAKUN/ Tuhel: Nuk do të rrezikojmë për të marrë fitoren

Delo.autor

Leave a Comment