Futboll La Liga Sport

“LA LIGA ËSHTË MË E MIRA”/ De Jong “pendohet” për Barcelonën: Anglia ka shumë rivalitet…

Në jetë ka shumë zgjedhje dhe këtë e dinë mjaft mirë sidomos ata që luajnë futboll. Të bësh transferimin e duhur, të ndikon në nisjen e një karriere të shkëlqyer, por të gabosh, të bën një futbollist të harruar. Kjo do të thotë se përpara zgjedhjes duhet të mendohesh mirë në zyrat e merkatos.

Për të kaluar në një rast konkret: Vështirë të thuash se Frenki De Jong ka bërë një gabim që zgjodhi të luante me Barcelonën, duke marrë në konsideratë faktin që është një nga pikat më të forta të skuadrës së Ernesto Valverdes. Por duket se deklaratat e tij së fundmi për “Mirror” të bëjnë të mendosh se ka një peng dhe ai lidhet me kalimin në Premier Ligë. Duket se holandezi e konsideron kampionatin anglez një hap përpara La Ligës.

Më mirë Anglia- “Mendoja se La Liga ishte kampionati më i mirë në botë. Mjafton të shohësh faktin që skuadrat spanjolle kanë dominuar në vitet e fundit në kompeticionet ndërkombëtare. Klubet e La Ligës ecnin gjithmonë më shumë sesa të tjerët në Kupat e Europës dhe shpeshherë triumfonin duke i marrë në shtëpi trofetë. Por Premier Liga ka fituar shumë terren në ditët e fundit dhe fitorja e Champions-it nga Liverpuli e konfirmoi këtë teori. Por nëse flasim për cilësi dhe talent, La Liga është më e mira. Anglia është më përpara me intensitetin”.

Kuman- Dhe Frenki De Jong ka pasur realisht mundësi për të luajtur në Angli. Këtë e ka konfirmuar disa kohë më parë trajneri Ronald Kuman, i cili e ka sponsorizuar lojtarin e tij te miku Pep Guardiola. “Kam folur gjatë me Pepin për disa emra, sidomos për Frenkin dhe De Ligtin. Guardiola është i çmendur për mesfushorët që kanë tiparet e De Jongut.

Donte të dinte çdo detaj për të, sepse ai është një nga më të mirët në botë. Kualiteti më i mirë i tij është fakti që ka durim të vendosë një apo dy sekonda më parë se çfarë do të bëjë me topin”, ka thënë Kuman. Mirëpo, tani De Jong është pjesë e katalanasve dhe në “Camp Nou” po e shijojnë në çdo moment që zbret në fushën e lojës. Ndoshta në Premier Ligë duhet të presin ende për të parë talentin holandez.

Related posts

“TË BËSH KËTË GOL…”/ Dybala reagon ndaj ish-lojtarit të Juventus me një postim (FOTO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Mema: Nuk jam kamxhiku i ekipit, lojtarët duhet të…

Delo.autor

Mourinho: “Fenomeni” Ronaldo është më i mirë se Cristiano…

Sadik.Autor

Leave a Comment