Futboll Sport

“PSE NUK E DREJTON ITALINË?” Presidenti i Brazilit “sulmon” Ancelottin: Nuk është për “Seleçaon”

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit nga 2024, por jo të gjithë me sa duket ishin pro kësaj zgjedhje të bërë nga Federata. Kundër teknikut italian ka dalë presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i njohur ndryshe Lula:

“Ancelotti më pëlqen, por nuk ka qenë kurrë trajner i Italisë, përse të mos zgjidhte problemet e Italisë, ata nuk morën as pjesë në Botërorin e fundit”, u shpreh Lula në një televizion lokal duke shtuar:

Carlo Ancelotti

“Unë jam një tifoz i Diniz(trajneri që do të drejtojë përfaqësuesen deri në momentin që në stol do të ulet Ancelotti). Ai ka personalitet, kreativitet dhe është i aftë të komandojë dhomat e zhveshjes. Është shumë e lehtë të drejtosh një skuadër në Evropë, me 11 lojtarë të përzgjedhur. Do ishte e vështirë të vinte këtu e të drejtonte Corinthias. Dua të shoh Ancelottin nëse do të bënte mirë te Corinthians”, u shpreh presidenti i Brazilit.

Related posts

MERKATO E BAYERNIT/ Rumenige lëshon “bombën”: Na duhen Kieza dhe një…

F.autor

Sponsori i Barcelonës e dërgon Iniestën në Japoni, Podolski e mirëpret

Sadik.Autor

“ÇMENDET” INTERI/ Bën gati rikthimin e Zlatan Ibrahimoviç

Delo.autor

Leave a Comment