Futboll Sport

“ËSHTË SULMUES KLASI”/ Hoeness “bekon” blerjen e Kane, por voton kundër

Në këtë merkato vere, më shumë se kurrë në vitet e fundit, po zhvillohet një lojë e fortë “bomberash” pasi në valle janë tre nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Victor Osimhen, e ardhmja e të cilëve ka një efekt domino mes tyre. Një nga ekipet më të interesuara për të gjetur një qendërsulmues është Bayern Munich, me gjigandët gjermanë që prej një viti po kërkojnë zëvendësuesin e Robert Lewandowskit. Në lidhe me këtë temë ka folur dhe drejtori i Bayern, Uli Hoeness:

“Me Osimhen mund të programojmë të ardhmen për 10 vite, por pritshmëritë që klubi i tij ka për të janë përtej çdo logjike. Bayern nuk zhvillon operacione të tilla, u shpreh Hoeness. Pista Osimhen zbehet çdo ditë e më shumë për Bayern, për këtë arsye janë fokusuar totalisht te Harry Kane, por për “bomberin” anglez po kthehet pengesë presidenti Daniel Levy i cili nuk e ka pritur mirë faktin që trajneri Tuchel dhe drejtuesit e Bayern po negociojnë me lojtarin po lejen e klubit:

“Kane është 29 vjeç dhe do të ishte një operacion i kushtueshëm, por është e qartë që do të na ndihmonte menjëherë. Ai na përshtatet mirë, do të ishte një garanci. Kane është një sulmues që di të shënojë me te djathtën, me të majtën, me kokë, është një lojtar i kompletuar. Kanë është një goditje me pak risk dhe një mundësi e shkëlqyer. Prej 10 vitesh ka vërtetuar se është një sulmues i klasit botëror. Unë jam një nga 9 anëtarët e Bayern, nëse tetë prej tyre thonë që duhet ta blejmë, atëherë do ta blejmë, personalisht jam kundër transferimeve të tilla”, u shpreh Hoeness.

Related posts

Salah afër një rekordi historik në Premierligë

Sadik.Autor

LOJTARI KËRKOHET NGA EKIPET KRYESORE ANGLEZE/ Dembele mund të largohet në janar

Isa.Autor

MUND SPALIN NË “SAN SIRO”/ “Kuqezinjtë” fitojnë pas 4 humbjesh rradhazi

Delo.autor

Leave a Comment