Sport

LUIZA GEGA NUK I VENDOS VETES LIMITE/ Rekord absolut me tre medalje ari në Kampionatin Ballkanik

Luiza Gega ka vendosur rekorde të reja. Kampionia e Europës u bë e para atlete që arrin të marrë tri medalje të arta në një Kampionat Ballkanik. Askush më parë nuk ia kishte dalë.

Treshen e të artave, Gega e plotësoi këtë të diel me triumfin në garën e 5000 metrave, ku po përpiqet të përshtatet gjithnjë e më shumë, dhe ku ka ambicie të mëdha në të ardhmen.

Atletja shqiptare ia doli të triumfonte në turneun që po zhvillohet në Kraljevo të Serbisë, duke dhënë kohën 16’07”93, ndërsa rivalet i la shumë prapa. Të shtunën, Gega fitoi dy herë. Ajo njëkohësisht u shpall kampione e Ballkanit në garën e saj të preferuar të 3 000 metrave me pengesa, dhe siguroi formalisht kualifikimin për në Lojrat Olimpike.

Koha ishte 9’21”53, ndërsa norma olimpike është deri në 9’23”. Formalisht kualifikimi u arrit sepse periudha e vendosur nga Federata Botërore e Atletikës nisi në 1 korrik, dhe gara në Kampionatin Ballkanik ishte e para për Luizën që nga ajo kohë.

 

 

Hapin e dytë drejt realizimit të misionit Gega e realizoi me fitoren e garës së 3 000 metrave pasditen e së shtunës. Shqiptarja dha kohën 9’21”48, ndërsa tani do të përqendrohet tek objektivi më i madh i sezonit, Kampionati Botëror.

Related posts

EL CLASICO E PAZAKONTË! Reali dhe Barcelona nuk do të luajnë me fanella tradicionale

F.autor

MILANI E FLAKU/ Kalinic: Gattuso është i ÇMENDUR, do i çojë larg KUQEZINJTË

Isa.Autor

33 VITE PRITJE/ Napoli feston titullin e tretë në histori. Rrahmani një histori frymëzuese

F.autor

Leave a Comment