Futboll Sport

EL CLASICO E PAZAKONTË! Reali dhe Barcelona nuk do të luajnë me fanella tradicionale

Të dielën na pret një El Clasico plot stil, pasi Real Madrid dhe Barcelona nuk do të luajnë me fanellat e para, pra variantet tradicionale.

Më herët gjatë ditës së sotme u bë e ditur se Barcelona do të luajë me ngjyrat flamurit katalanas dhe Reali është kundërpërgjigjur sot me një video spektakolare dhe ka njoftuar se lojtarët e klubit madrilen do të luajnë me të zeza.

Real sapo ka zgjedhur El Clasico për të promovuar një fanellë speciale të bërë për 120 vjetorin e klubit nga Yohji Yamamoto dhe Adidas.

Nga ana tjetër, Barcelona do të luajë në setin e tretë verdhekuq dhe ky kombinim katalanas në Spanjë quhet Senyera.

Shumë besojnë se me këtë set duan të festojnë  triumfin në kryeqytetin spanjoll, ndërsa video e Realit, e cila ka gëzuar tifozët, është paraqitur si kundërpërgjigje ndaj atij provokimi.

Kujtojmë, derbi i madh i kampionatit spanjoll luhet të dielën nga ora 21:00 , teksa Reali ka 15 pikë më shumë se rivali blaugran.

Reali aktualisht është në vendin e parë në La Liga me dhjetë pikë më shumë se Sevilja e vendit të dytë dhe sigurisht që po shkon drejt një titulli tjetër.

Nga ana tjetër, Barcelona është në vendin e tretë me pesë pikë më pak se Sevilja dhe pasohet nga lufta për një vend në Champions League.

Image

Related posts

Juventus merr masa për lojtarët, ja vendimi përfundimtar për mbrojtësin Alex Sandro

Sadik.Autor

SUPER MODELJA ARGJENTINASE/ E dashura e Belottit, “zhduket” nga rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

Roma kthen sytë nga e ardhmja në merkato

Sadik.Autor

Leave a Comment