Futboll

Pavel Nedved: Kemi shanse ndaj Realit. Dybala mund të bëjë historinë e futbollit

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka komentuar shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku bardhezinjtë do të përballen dy herë me Real Madridin. Sikurse shihet, finalja e edicionit të kaluar e këtij kompeticioni do të përsëritet tashmë më herët, në ¼ finale.

“Do të jenë dy ndeshje të mira. E dimë që përballë do të kemi Realin, i cili është një ekip shumë i mirë, – thotë ai për “Premium Sport”. – Pa diskutim, do të jenë ndeshje të vështira, por do të përpiqemi të jemi Juventusi. Në Cardiff ishte një ndeshje e thatë dhe ne u mbajtëm vetëm 45 minuta.

Këtë herë është ndryshe Kemi Benatia dhe Pjanic të skualifikuar për ndeshjen e parë dhe nuk do të jetë e lehtë, por gjithmonë e fillojmë nga 0-0. Tashmë nuk kemi vetëm një ndeshje të vetme, por dy shanse për t’u kualifikuar ndaj madrilenëve. Dybala?

Ai ka për të bërë historinë e Juventusit. Mendoj se, gjithashtu, mund të bëjë historinë e futbollit botëror. E kam parë shumë profesional dhe kjo më jep shpresë. Ai mund të përmirësohet ende”.

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Rikthehet Mourinho në Serie A, ja ekipi që do zërë stolin…

Delo.autor

E PAPRITUR/ Drejtoi 1 prej klubeve më të fuqishme në botë, ish-presidenti i rikthehet futbollit

Isa.Autor

Reali kërkon futbollistin e Barcelonës, shfaq interes për Samuel Umtitin

Sadik.Autor

Leave a Comment