Futboll Sport

NË PRITJE TË FIRMËS/ Inzaghi mbetet zikaltër, La Gazzetta zbulon detajet

Inter vijon përgatitjet për sezonin e ri, me zikaltërit që kanë lëvizur pak në merkaton në hyrje, mbeten në pritje të një sulmuesi, që pritet të zbarkojë në fund të gushtit. Nga Milano janë larguar disa emra me peshë si Onana, Brozivic, Skriniar dhe Lukaku, por ky fakt nuk i pengon drejtuesit të blindojnë arkitektin e këtij ekipi, Simone Inzaghi. Rinovimi i kontratës së trajnerit u diskutua shumë në fund të sezonit që lamë pas, madje firma pritej përpara finales së Champions League, por palët nuk e kishin me nxitim pasi prej kohësh kishin gjetur një akord verbal.

La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport, palët vijojnë të jenë në kontakt në lidhje me këtë temë, firma mbi kontratën e re pritet të vijë përpara startit të sezonit. Sipas të përditshmes italiane, Inzaghi dhe Inter do të zgjasin bashkëpunimin ndërmjet tyre deri në 2025, pra do të rinovojnë edhe për një tjetër vit. Me kontratën e re, Inzaghi pritet të ketë bonuse në rritje në rast suksesi në kampionat dhe Champions.

Related posts

VENDOSI DORËN NË…/ Sulmuesi brazilian skualifikohet nga ky gjest i çuditshëm (FOTO)

Isa.Autor

Ylli italian, Antonio Candreva kontratë të re me Interin në 2021

Q.Autor

E ARDHMJA E DY TALENTEVE SHQIPTAR/ Trajneri i Kosovës arsyeton dilemën: Me logjikën time unë do të zgjidhja…

Delo.autor

Leave a Comment