Futboll Sport

NGA AKADEMIA NË NDIHMË TIRANËS/ Flet mesfushori Celhaka: Me Ahmataj humbi harmonia, por pas derbit…

Mesfushori i Tiranës Jurgen Celhaka tregon se bardheblutë janë shpërblyer me premio pas fitores së bujshme në derbin e fundit me Partizanin 1-2.

Për “Ora Sport”, 19-vjeçari, i cili është kthyer në këtë sezon në njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të 24-herë kampionëve të Shqipërisë shprehet se me Julian Ahmatajn skuadra nuk arriti të merrte rezultate pozitive duke humbur harmoninë brenda grupit. Me 9 pikë në 3 takimet e fundit, Tirana e mbylli 2019 në vendin e tretë në kampionat. Celhaka shpreson që skuadra të shpërblehet sërish financiarisht për rezultatet pozitive të siguruara në takimet e fundit.

“Mendoj se me profesor Julin ndikuan rezultatet negative, pasi bëmë 3 barazime rresht dhe një humbje. Nuk kishim harmoninë në grup.

Rezultatet pozitive sjellin harmoninë në grup dhe mendoj se me fitimin e derbit harmonia u kthye. Kemi marrë premio, por në derbi nuk ka nevojë për premio. Të shikojmë nëse do të marrim premio edhe pas fitores në ndeshjen ndaj Laçit. Nesër do të kemi darkën e fundit të vitit dhe të shikojmë,”përfundoi mesfushori bardheblu Celhaka.

Related posts

21-VJEÇARI MENDON PËR TË ARDHMEN/ Mbappe larg Parisit, dy gjigantët e Europës nisin garën

Delo.autor

ANALIZOHET SITUATA E KLUBIT/ Ndryshimet e mëdha në Real Madrid do të vijnë në…

Delo.autor

VIDEO/ Roma ‘fundos’ Beneventon, dopietë e Çengiz Under

Q.Autor

Leave a Comment