Futboll Sport

E ZYRTARIZON CHELSEA/ Shiriti i kapitenit i besohet mbrojtësit

Reece James është kapiteni i ri i Chelseat. Lajmi është dhënë nga klubi i Bluve të Londrës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ky vendim, i publikuar sot, vjen pas largimit të Azpilicuetës.

James ka luajtur 16 ndeshje në sezonin e fundit. Mbrojtësi ka luajtur më parë për të rinjtë e Chelseat, ndërsa ka kontribuar edhe për Wigan.

Chelsea synon që të rikthehet te rezultatet pozitive në sezonin e ri futbollistik që po afron. Viti i kaluar nuk ishte më i miri i mundshëm, pasi skuadra u rendit në mesin e tabelës.

Related posts

PSG mer një sinjal të qartë/ 3 gola për 14 minuta, Monaco “leksion” Nantes

Isa.Autor

SHQIPËRI-ANDORRA/ Të dënuar për të fituar, në këtë ndeshje luhet për vendin e tretë por dhe për Edy Reja

Delo.autor

BONUCCI SHOKON tifozët e MILANIT: Ja pse u ktheva tek JUVENTUSI

Isa.Autor

Leave a Comment