Futboll Sport

HAALAND MPOSHT MESSIN/ “Rrëmben” çmimin e lojtarit të vitit, mësohet trajneri më i mirë

UEFA ndan sonte çmime të rëndësishme. Përveç shortit të UEFA Champions League, gjithashtu u mësua edhe se kush është lojtari më i mirë i vitit 2022/2023. Në garë ishin Erling Haaland dhe Kevin De Bruyne pas një sezoni fantastik me Manchester Cityn, ndërsa sërish mes më të mirëve mbetet Lionel Messi, i cili vjen pas një viti ku fitoi gjithçka.

Fitues u shpall Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez udhëhoqi “Qytetarët” drejt sukseseve të mëdha, ku me golat e tij ndihmoi skuadrën në arritjen e objektivave. Haaland realizoi 36 gola në Premier League në edicionin që kaloi.

Trajneri më i mirë i vitit është Pep Guardiola. Tekniku i njohur i dhuroi tripletën skuadrës së Manchester Cityt, me teknikun spanjoll që mposhti rivalitetin e Simone Inzaghin të Interit dhe Spalletit të Napolit.

Çmimet:

Lojtari i vitit: Haaland

Trajneri i vitit: Guardiola

Related posts

VDEKJA E PRESIDENTIT VICHAI/ Lojtari SHQIPTAR preket nga TRAGJEDIA E LEICESTERIT dhe…(FOTO)

Isa.Autor

Kategoria Superiore/ Java e 26-të, Skënderbeu pret Luftëtarin. Të hënën Partizani-Flamurtari

Q.Autor

E BUJSHME NË ITALI/ Intervistoi yllin e ri të Romës, gazetari kërcënohet me…

Delo.autor

Leave a Comment