Futboll Sport

“THUAJSE MIRË”/ Short “ferri” vetëm për Milan, buzëqeshin mediat italiane

Shorti i Champions League prodhon gjithnjë emisione pafund, rezervon gjithnjë surpriza, përballje fantastike që nuk munguan as këtë herë. E sigurt është që në Milano, te pjesa kuqezi, janë jo pak të shqetësuar, golat u treguan të pamëshirshme për ekipin e Piolit, duke i vendosur në një grup me PSG, Dortmund e Newcastle. Në “San Siro” rikthehen dy ish të famshëm si Donnarumma dhe Tonali duke i bërë më intrigues Grupin F. Ky është një short “ferri” për “djallin”, por sigurisht edhe për rivalët e Milan, për këtë është i sigurt zëvendës presidenti i nderit, Franco Baresi:

Grupi F

“Mund të shkonte edhe më mirë, por të mos harrojmë, ne jemi Milan. Nuk besoj se as rivalët tanë janë të lumtur që kanë Milanin në grup”, u shpreh Baresi. Realist, por dhe i lumtur që të do luajë në “San Siro”, u shfaq bosi i PSG, Al-Khelaifi: “Milan është një nga skuadrat më të mira në botë, me një histori të rëndësishme. Do të jetë bukur të luajmë në San Siro, nuk kemi qenë kurrë aty, jam i lumtur”, u shpreh Al-Khelaifi. Pas 20 vitesh rikthehet në Champions League ekipi i Newcastle, për “qymyrxhinjtë” kjo është një ndjesi e bukur.

 

373321524 835740387916647 8183235707587760802 N

Ndryshe nga Milani, tre ekipet e tjera italiane, Napoli, Inter e Lazio ishin me fat, goglat i rezervuan rivalë modest, mese të kalueshëm. Finalistët e edicionit të fundit, Inter, do të përballet në Grupin D me Benfika, Salzburg dhe Real Sociedad: “Ne do të japim gjithçka pasi dëshirojmë t’i japim vazhdimësi rrugëtimit tonë. Jemi Inter, kërkojmë të vijojmë të ëndërrojmë”, u shpreh Inzaghi:

 

 

 

La Gazzetta

Related posts

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN E TIJ/ Talenti Haaland: Nuk isha i gjatë, fat i madh…

Delo.autor

ËSHTË OBJEKTIVI I “KUQEZINJVE”/ Arsenal “hedh grepat” për mesfushorin e “Los Blancos”…

Delo.autor

KA BËRË NJË GJEST ADMIRIMI/ Nga Shqipëria në Zvicër për një FOTO me…

Delo.autor

Leave a Comment