Futboll Sport

Ramos: Një nga momentet më të vështirë të jetës sime

E pabesueshme, por e vërtetë. Spanja është eliminuar nga Rusia në 1/16-at e Kupës së Botës. Pas 120 minutave barazim 1-1, ishin penalltitë që vendosën se kush do të kalonte në çerekfinale, dhe fati u buzëqeshi rusëve.

Pas ndeshjes, ishte kapiteni Sergio Ramos ai që pranoi të fliste për gazetarët, megjithëse shumë i mërzitur, si e gjithë skuadra spanjolle.

“Jemi shumë të zhgënjyer,” e nis qendërmbrojtësi i Real Madrid.

“Ky është një nga momentet më të vështirë të jetës sime. Por janë gjëra që ndodhin. Jam krenar që jam spanjoll.

“Ishte një ndeshje e vështirë, dominuam, patëm mundësi për të fituar por nuk arritëm të shfrytëzonim rastet e krijuara.

“Të gjithë ëndërronim të ngrinim trofeun. Gjithsesi, jam krenar për shokët e mi, krenar për Spanjën, dhe shpresoj që edhe tifozët në stadium dhe në Spanjë ta kenë parë se u munduam me të gjitha mënyrat për të fituar.

“Edhe ata duhet të jenë krenarë.”

Related posts

BEFASON RONALDO: Ja pse u LARGOVA nga REALI, te JUVJA nuk erdha për…

Isa.Autor

Jasper Cillesen i pakënaqur në Barcelonë/ Skuadra angleze e gatshme për të përfituar

Sadik.Autor

PAS AKORDIT 14 MILIONË EUROSH/ Rrahmani në ambientet e Napolit për vizitat mjekësore

Delo.autor

Leave a Comment